Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Gjiknuri, ministrja e Arsimit e kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja janë takuar sot me mësuesit e qytetit.
Llatja, i cili rikandidon për t’u zgjedhur përballë demokratit Luçiano Boçi, tha se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar gjashtë shkolla të reja ndërsa shtoi se ka projekte edhe për disa të tjera jo vetëm në qytet po edhe në zonat rurale.
“Ne kemi bërë 6 shkolla këtë mandat, pavarësisht problemeve që kemi pasur me financat apo problemeve që na kanë ardhur nga tërmeti apo nga pandemia. Dy shkolla profesionale ‘Sali Ceka’ dhe ‘Ali Myftiu’ janë punë e bërë në këtë madat tonin, ‘Onufri’ është një tjetër shkollë e cila po rikonstruktohet totalisht. ‘Konstandi Kristoforidhi’ po ashtu është një shembull i mirë, siç duam të bëjmë të gjithë gjimnazet tona. ‘Jorgji Dilo’ po ashtu është një shkollë fantastike, ‘Bardhyl Popa’, po ashtu.
Ne po zhvillojmë modelet e reja të klasave dhe të gjitha strukturat e reja që po bëjmë, janë me klasa sipas standarteve. Ne kemi bërë një super projekt për shkollën ‘Naim Frashëri’, një projekt fantastik për shkollën e Treganit. Duam që këtë mandat të zhvillojmë infrastrukturat tona sportive dhe në të gjitha njësitë administrative, ashtu siç duam shkollën e Kuqanit, ashtu siç duam t’a bëjmë në njësinë administrative Gjergjan, ashtu siç duam të bëjmë në Bradashesh edhe në Papërr, të shtojmë terrenet sportive për nxënësit tonë.” – tha Llatja.