Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit 3-1 e ka përfituar nga hapi fals i Tiranës për të ngushtuar në 2 pikë largësinë nga kreu.
‘Të kuqtë’ e mundën 3-1 Kukësin me gola të Da Silva e Atanaskovskit ndërsa goli i vetëm për veriorët u shënua nga Taipi.
Tashmë Partizani është rikthyer fuqishëm në garë për titullin kampion, që dukej mision praktikisht i pamundur pak javë më parë.
Kukësi nga ana e tij është zhytur edhe më shumë në krizë duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Teuta mundi Tiranën në Durrës 2-1 duke u rehatuar edhe më shumë në mesin e renditjes e duke i ndërlikuar punët për bardheblutë në krye të renditjes për sa i përket titullit kampion.
Me 4 javë nga fundi çdo gjë është e hapur si për sa i përket titullit apo pjesëmarrjes në Ligën e Evropës ashtu edhe në fundin e renditjes për sa i përket mbijetesës.