Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Patozit: Ndryshe nga britanikët, ne e zgjedhim vetë mbretin…God save the King


ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar Big Brother-in në Shqipëri, që sot ka natën finale me shpalljen e fituesit.

Teksa sot Charles u kurorëzua Mbret i Mbretërisë së Bashkuar duke zëvendësuar të ëmën, Patozi shkruan se edhe shqiptarët zgjedhin sot Mbretin e tyre.

Në shënimin e tij Patozi vëren se ndryshe nga  britanikët, që janë të detyruar të pranojnë trashëgimtarin, shqiptarët kanë të drejtë të ndjehen superior pasi e zgjedhin vetë mbretin e tyre.

“Fati e ka sjellë që britanikët dhe shqiptarët t’i kurorëzojnë mbretërit e tyre në të njëjtën ditë. Ha debat se kush prej popujve është më i lumtur për monarkun e vet, ndërkohë që ende nuk dihet se cila prej ceremonive do të meritojë të jetë më e gjata, më e ndjekura dhe mëdhështorja. Për faktin e thjeshtë se nuk zhvillohen të dyja në të njëjtën orë. Ajo që dihet me siguri është se ne shqiptarët kemi arsye shumë të forta për t’u ndjerë superiorë. Sepse britanikët janë të detyruar të pranojnë trashëgimtarin, që u bie në pjesë, kurse ne e zgjedhim vetë mbretin tonë. God save the King!” – shkruan Patozi.