Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Dibrën: Administratës po i bëhet presion, u kërkohen nga 15 vota


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Dibrën Islam Uka denoncoi ministren e Infrastrukturës Balluku si dhe kreun e bashkisë Rahim Spahiu se po përdorin administratën në funksion të fushatës dhe se po bëjnë presion tek qytetarët.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ku tregoi disa foto e video ku sipas tij punonjës të policisë bashkiake të Dibrës vendosin posterat e Ramës.

Po ashtu ai tha se Belinda Ballku në takimin që zhvillon me qytetarët e Dibrës, shoqërohet nga makinat e policisë së komisariatit të Dibër, duke ushtruar kështu presion tek qytetarët për të votuar. Uka tha gjithashtu se punonjësit e administratës janë detyruar që secili të sigurojë së paku 15 vota për PS-në.

“Ne jemi bërë objekt i ‘Dosjes 184’ dhe eksponentë të kësaj dosjeje vazhdojnë dhe kryejnë detyrën në administrate. Drejtoria e Qendrës Balneare, ku vetëm nga kjo drejtori duhet të arkëtohen në buxhetin e shtetit mbi 1 miliardë lekë dhe sot jo vetëm që nuk arkëtohen se shkojnë në xhepat e tyre por figuron që drejtuesi e kësaj drejtorie, nuk kanë paguar sigurimet e punonjësve. Kjo makineri përfshinë dhe Belinda Balluku, ata janë të angazhuar me drejtoritë në varësi të saj për shkak atë interesave të veta që kanë lidhje me Skavicën, kësaj afere të madhe. Gjithë administratës që është në varësi të Ballukut, u është dhënë lista e zgjedhësve, i kanë dërguar në orar të punës në teren dhe u japin një formular që u kërkojnë sigurim deri në 15 vota çdo punonjës.

Këto i kam paraqitur tek përfaqësuesit e  OSBE/ODIHR. Kam pamje filmike ku policë bashkiakë me mjete të bashkisë vendosim postera të Ramës. Njëri është polic bashkiak, duke montuar foton e Ramës, posterin, kjo ka ndodhur para tre ditësh. Punonjësit edhe me uniformë. Nga telefonata që pata me përfaqësuesit e ODIHR, e morën si denoncim dhe shpresoj që të sqarohet në raportin e tyre.” – tha ndër të tjera Uka.