Kryeministri Rama ka ironizuar deputetin e PD-së Bujar Leskaj lidhur me kandidatin e opozitës për këtë bashki Hysni Sharra.
Gjatë një mitingume qytetarë të Vlorës, kreu i qeverisë tha se Leskajka gjetur më budallain e Vlorës përkandidat, të cilin nuk e gjen dot edhe nëse e kërkon me qiri.
“Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet t’i them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta.” – tha Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu kritikat për kryebashkiakun socialist Dritan Leli teksa tha se Vlora është qyteti më problematik për sa i përket pastrimit teksa premtoi se Shqipëria do jetë kampione e turizmit në Ballkan.
“Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrosh pa gjumë. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Do e bëjmë Shqipërinë njëshin e turizmit në Ballkan. I duhet një kryetar bashkie që matet shtatë herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë.” – shtoi Rama.