Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet një avion luftarak amerikan në Korenë e Jugut


Një avion luftarak amerikan F-16 u rrëzua gjatë stërvitjes të shtunën pranë një baze të madhe ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, tha ushtria amerikane, sipas CNN.

Avioni, i cili ishte caktuar për krahun e 8-të luftarak, “u rrëzua në një zonë bujqësore pranë bazës ajrore Osan rreth orës 9:45 të mëngjesit”. sipas kohës lokale, tha në një deklaratë Forcat Ajrore të SHBA në Korenë e Jugut.

Piloti u hodh në mënyrë të sigurt dhe u transportua në objektin më të afërt mjekësor, tha ushtria. Asnjë civil nuk u lëndua nga incidenti, sipas ushtrisë.

Departamenti lokal i zjarrfikësve u dërgua për të shuar zjarrin, shkroi në Twitter guvernatori i provincës Gyeonggi të Koresë së Jugut, Kim Dong-yeon.

Piloti po merrte pjesë në një fluturim rutinë stërvitor, tha ushtria, duke shtuar se hetimet për incidentin janë duke u zhvilluar.

Baza Ajrore Osan është baza më e afërt e Forcave Ajrore të SHBA me Korenë e Veriut, rreth 40 milje (64 kilometra) nga kufiri i saj