Vendosni fjalën kyçe....

Balla thumbon kandidatin e PD-së nga Mallakastra: Koha kur nuk dihej nga ndahej bashkia nga kompania ka mbaruar

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla nga Mallakastra thumboi kandidatin e Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj se ka ardhur koha që bashkia të jetë e qytetarëve dhe koha kur nuk dihej ku ndahej bashkia nga kompania ka marrë fund.

Balla njoftoi se shumë shpejt do të nisë rruga Fier-Patos-Ballsh, një investim shumë i rëndësishëm si dhe nënvizoi që çdo punë e mirë e çdo investim realizohet kur ne ecim në drejtimin e duhur me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Në katër vite nuk dihej se ku fillonte bashkia e ku mbaronte kompania. Me makinat e bashkisë bëheshin punët e bashkisë, me lekët e bashkisë mbaronin punë edhe rrogat e kompanisë. Por në 2019 populli i Mallakastrës i dha besimin Qerim Ismailajt me të cilin kemi filluar një histori të re.

Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë një rezultat të shkëlqyer. Jemi duke bërë një punë të madhe që realisht i jep rëndësi asaj që quhet  thesari ose pasuria më e madhe e Mallakastrës,  qytetit antik të Bylisit. Shumë shpejt do fillojmë siç e tha Kryeministri Rama në Mallakastër, do fillojmë rrugën Fier-Patos-Ballsh dhe ky është një investim shumë i rëndësishëm. Që ta bëjmë  këtë rrugë duhet që Edi Rama dhe Ismaili të punojnë së bashku. Po doni punë duhet të mbështesim Partinë Socialiste me Edi Ramën dhe Qerim Ismailaj”-deklaroi Balla.