Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon spotin e fushatës: Më 14 maj votojmë kundër varfërisë, për dyfishimin  e pagave e pensioneve


Kreu i opozitës Berisha ka prezantuar spotin e ri të të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në spot thuhet se kandidatët e opozitës kanë dalë nga vota e shqiptarëve e jo nga vendimet e kryetarëve siç ndodh me kandidatët e PS-së.

Spoti i bën thirrje qytetarëe që të votojnë më 14 maj për opozitën, kundër varfërisë, për vendosjen e pluralizmit, për dyfishimin e rrogave e pensioneve, për uljen e taksave e subvencionimin e fermerëve.

“Më 14 maj partitë dhe kandidatët janë të shumtë, por alternativa është një. Kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ kanë dalë nga vota e shqiptarëve, jo vendimet e kryetarëve. Duke votuar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatët e Primareve ju votoni për vendosjen e pluralizmit. Votoni kundër varfërisë, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, përgjysmimin e taksave të biznesit, pesëfishimin e subvencionit të fermerëve dhe shërbime cilësore për qytetarin. Votoni kundër shpopullimit dhe rikthimit të shqiptarëve në atdhe. Votoni për një shkollim më të mirë për fëmijët, kursim për të rinjtë dhe mbështetje reale për gruan dhe familjen. Me 14 maj ndryshimi është në duart e tua. Votoni numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni kandidatin e Primareve në bashkinë tuaj.” – thuhet në spot.