Vendosni fjalën kyçe....

KQZ thirrje institucioneve: Hiqni postimet e ripostimet me karakter elektoral nga Facebook e Instagram


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar institucioneve shtetëërore që të heqin çdo postim a ripostim elektoral nga faqet zyrtare në rrjetet sociale.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se një gjë e tillë është shpërdorim i burimeve publike.

Thirrja e KQZ-së vjen një javë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale). Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.