Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Berati: Rama arkitekti i shpopullimit e shkatërrimit të vendit, më 14 maj votojmë ndryshimin


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, e akuzoi  nga Berati kryeministrin Rama se është arkitekti i korrupsionit në vend.

Gjatë fjalës së tij në mbështetje të kandidatit të opozitës Zija Ismaili, ai u shpreh i bindur se qytetarët e Beratit do e ndëshkojnë arrogancën e Rilindjes më 14 maj.

Ashtu si në çdo fjalim tijin, kreu i PL-së e vuri theksin te shpopullimi i vendit, për të cilin bëri përgjegjës kryeministrin Rama. Në prezantimin e kandidatit Ismaili ishte edhe kreu i opozitës, Berisha.

“Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me Velierën atje 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë. Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca.” – tha Meta.