Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Velipoja: Premtimi i Ramës për rritje pagash u shua pa ardhur zgjedhjet


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Velipojë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Meta tha se përfshirja e grave vajzave si edhe nënave të reja është të shumë i rëndësishme dhe se në këtë mënyrë pushteti vendor do të jetë më i prekshëm.

“Sot e shohim se familja është në një krizë shumë të madhe. Situata ekonomike është shumë e rënduar për shkak edhe të korrupsionit të frikshëm të Rilindjes. Asgjësimi i shtresës së mesme ka sjellë një problem shumë të madh”, tha Meta.

Më tej ai theksoi se investimet publike shpesh janë fiktive , pasi kryeministri Rama me sektin e ‘Rilindjen’ ka për qëllim vetëm pushtetin.

“Premtimi për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet”, tha më tej kreu i PL.