Një 84-vjeçare ka humbur jetën në Kuçovë pasi shpërthimi i një bombole gazi shkatërroi gjysmën e shtëpisë.
Viktima Alije Kosova mbeti poshtë inerteve të shtëpisë ndërsa bashkëshorti, Mustafai, u nxorr i gjallë e është dërguar në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në lagjen ’11 Janari’.
Njoftimi
“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrfikëses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë. Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”