Pas “jo”-së së re të policisë qipriote për të zhvilluar finalen në Qipro, Federata Greke e Futbollit ka kërkuar për opsioneve të tjera se ku do zhvillojë Kupën e Greqisë.
Sfida mes AEK të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, por për shkak të trazirave që pritej të ndodhnin nga tifozeritë e dy skuadrave, policia nuk mori përsipër organizimin.
Pas raportimeve për Bukureshtin dhe Beogradin në listë u fut edhe Shqipëria.
Opsioni Beograd nuk ka shumë shanse nga frika e incidenteve mes tifozëve dhe kështu Shqipëria dhe Rumania janë më të favorizuarat.
Madje, sipas informacioneve, një nga federatat e këtyre tre vendeve i është përgjigjur pozitivisht finales që të zhvillohet atje, por ende nuk dihet se cila është, raporton Protothema.
Së fundi, nuk duhet të përjashtohet as një ri-tentativë e tretë me Qipron, për të bindur policinë dhe përfundimisht të zhvillohet atje finalja.