Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Pogradec.
Duke e konsideruar PD si partinë e njerëzve të lirë, Alibeaj tha se edhe pse në këto zgjedhje formacioni është i paplotë, njerëzit historikisht në këto 33 vite sytë I kanë pasur veçse nga Partia Demokratike.
Alibeaj për situatën prej 1 viti e gjysmë në PD ka bërë sërish fajtor ish kryeministrin Berisha dhe mentalitetin që ai mbart me vete.
Aliebaj shtoi se e keqja e më e madhe e Shqipërisë është qeveria, teksa i bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit.
“Unë jam dakord që në këto zgjedhje lokale, ne nuk jemi përfaqësuar me formacion të plotë, pavarësisht se unë kam qenë gjatë gjithë kohës që PD edhe në momente të vështira do të duhej të kishte përfaqësim të plotë. Qoftë për kandidat për Këshill Bashkie, qoftë për kandidat. Partia Demokratike është një fanellë e rëndë politike. Njerëzit historikisht në këto 33 vite sytë I kanë pasur veçse nga Partia Demokratike. E ruan ende këtë nerv, këtë kockë Partia Demokratike. Megjithatë, situatat erdhën të tilla në këtë 1 vit e gjysmë dhe unë do t’u them dhe do të jem I qartë me gjithsecilin prej jush. Ata që sot janë tek Partia Demokratike, ju pra, ju që jeni sot këtu në ditën më të vështirë nuk keni as më të voglin faj, as më të voglën peshë të përgjegjësisë për situatën ku është sot. Dikush tjetër e ka sot fajin. Dhe faji ka një emër. Faji është I qartë dhe I identifikuar. Faji është po, përgjegjësi është Sali Berisha. Sali Berisha dhe mentaliteti që ai mbart me vete. Fenomeni me të cilin e ka nxjerr në pah në këto 2 vite, por mesa duket ka qenë një fenomen në letargji brenda Partisë Demokratike që ne demokratët gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë, e kanë përjetuar. “
“Në 2013 Edi Rama mori 64 mandate. Një mandat më pak sesa në 2009. Më fal, po shqiptarët nuk i dhanë ndonjë mbështetje Ramës, përkundrazi ia hoqën. Si ka mundësi erdhi në qeverisje në 2013. Erdhi në mënyrë artificiale. Me trafikim votash, prej pazarxhiut. Dhe me lejen e Sali Berishës, kjo është të flasëshh hapur. Nga 2013 deri në 2017 të gjithë e dimë me reformë territoriale i bëmë bashkë të dy, me reformën në drejtësi i bënë bashkë të dy. Si ka mundësi sot të gjesh aleancë dhe të futesh në sqetullën e Ilir Metaj. Si ka mundësi, cfarë ka ndryshuar? Asgje ska ndryshuar. Është po e njëjta mënyrë. Ves politik që po kërkohet të mbahet ende fort në politikën shqiptare sepse janë bashkë. Nuk ka mëkat më të madh politik sot sesa të marrësh demokratët sic ka bërë Sali Berisha dhe të shkosh dhe ti strehosh në një parti të majtë. E majta tek e fundit nuk është se ka ndonjë problem të madh, por një parti që ka vesin me vet, ka pazarin me vete. Kjo është më e rënda të shkosh të marrësh demokratët ti cosh atje. I kthehem 2013, demokratët ata që ishin ende të punësuar u larguan me fshesë prej Ilir Metës.” tha Alibeaj.