Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori e aktivistë të Lëvizje Bashkë: Tirana do bëhet e jetueshme vetëm nga vullneti e guximi i qytetarëve të saj


Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën Arlind Qori e aktivistë të saj kanë takuar qytetarët në kodrat e liqenit artificial.

Qori thekson se për të panumurtën herë ka konstatuar zaptimin e territorit të parkut nga kullat e larta të betonit.

Ai shkruan se çdo leje ndërtimi e dhënë në këtë territor do hetohet ndërsa thekson vendosmërinë për ndalimin e ndërtimeve aty.

Qori nënvizon se mbështetja e qytetarëve ndaj tij e Lëvizjes Bashkë është e gjithanshme dhe se kjo u jep forcë për të ecur përpara.

“Ecim bashkë nga kodrat e liqenit. Dje pasdite një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË përshkuan në këmbë rrugët kryesore të Parkut të Liqenit Artificial. Në hyrje të tij, konstatuam për të panumërtën herë se territori i parkut është zaptuar dhe tjetërsuar nga kulla të larta betoni, çka na e shton vendosmërinë për të hetuar çdo leje ndërtimi në atë territor dhe për të ruajtur një herë e mirë Parkun e Liqenit nga oligarkia e pangopur. Gjatë ecjes patëm mundësi të takoheshim me qytetarë të shumtë, të cilëve, pas bisedës, u lamë një fletushkë informuese për programin tonë për Tiranën. Përkrahja e qytetarëve është e gjithanshme, çka na e shton forcën dhe besimin për 14 majin. Tirana do të bëhet qytet i jetueshëm prej vullnetit dhe guximit të qytetarëve të saj.” – shkruhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë në Facebook.