Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Sako është një Dako me pantallona, do shkojë në SPAK për hidrovorin


Kryetari i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e cilësoi kandidaten e PS-së në Durrës Vangjush Dako me pantallona.

Berisha theksoi se Emiriona Sako do shkojë në SPAK për hidrovorin e Durrësit pasi e ka marrë ndërtesën dhe e ka spostuar në një vendim në kundërshtim me vendimin e këshillit dhe projektuesit.

“Emiriona Sako një neveri universale në qytetin e Durrësit Do të shkojë në SPAK kjo se ka marrë hidrovorin. Ka marrë ndërtesën dhe e ka spostuar krejtësisht në një vendim në kundërshtim me vendimin e këshillit dhe projektuesit.

I ka zgjatur kanalin e madh dhe e ka vendosur në një zonë e cila zonë që nuk thith ujëra dhe mbytet. Me Igli Carën nuk krahasohet kërkund. Kjo është një Dako me pantallona”, tha Berisha në emisionin “Open”.