Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara i ofron 50 mijë lekë për të mbyllur kanalin, Igli Cara: Ke paguar taksat, do e bëjmë ne


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit gjatë takimeve në zonat e Durrësit është përballur me kërkesën e një moshuare.

E moshuara i ka kërkuar mbylljen e kanalit duke i ofruar edhe para vetëm për ta kryer atë punë.

Ndërkohë Igli Cara i thotë se nuk ka nevojë të paguajë para pasi ka paguar taksat dhe pas 14 majit do e bëjë Bashkia atë punë.

Më 14 maj së bashku bëjmë ndryshimin! Një qeverisje e ndershme dhe e përgjegjshme për të gjithë qytetarët kudo në Durrës. Qyteti je ti!”-shkruan Caran në duke shpërndarë videon.