Një 45-vjeçar i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 1996 është arrestuar në Portin e Vlorës.
Ai po vinte nga Italia dhe ka tentuar të kalojë pikën e kontrollit në port, por është ndaluar nga efektivët.
Personi në fjalë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi prokuroria e Fierit më 15 dhjetor 2022 ka nxjerrë urdhrin për të rikthyer në fuqi vendimin e vitit 2021 nga Gjykata e Lartë.
Ky vendim, e dënonte Panaorin me 10 vite burg, nga të cilat ai kishte për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.
Ai është dënuar pasi në vitin 1996, në fshatin Mbers, ka vrarë me thikë një person.