Vendosni fjalën kyçe....

Kissinger bën parashikimin e paqes në Ukrainë


Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka thënë për CBS News se konflikti në Ukrainë mund të jetë duke iu afruar një pikë kthese dhe se bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Kina mund të fillojnë deri në fund të vitit 2023.

“Tani që Kina ka hyrë në negociata, do ia dalë në krye, mendoj deri në fund të vitit”, tha diplomati 99-vjeçar për CBS në një intervistë të transmetuar të dielën. Deri në atë kohë, vazhdoi ai, ‘ne do flasim për procese negociuese dhe madje negociata aktuale’.

Me publikimin e ‘Pozicionit mbi zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë’ në shkurt, Kina u paraqit si një ndërmjetës i mundshëm midis Moskës dhe Kievit.

Plani kinez u refuzua drejtpërdrejt nga SHBA dhe BE, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin i përshkroi disa nga 12 pikat e tij si ‘në harmoni’ me pozicionin e Moskës dhe presidenti ukrainas Vladimir Zelensky mirëpriti vetëm një pjesë të vogël të pikave të tij.