Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Matit publikon videon: Momenti nga dhuna ndaj 2 zyrtarëve nga eksponentë mbështetës të PD-së pa vulë


Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka denoncuar se njerëz të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci, kanë dhunuar barbarisht dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”.

Duke i përmendur edhe me emra dhe mbiemra, Malaj thotë se këta eksponentë prej kohësh po shantazhojnë qytetarët.

“Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushatës time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballë janë një bandë që nuk rrinë dot kurrë pa bërë çorbë dhe maskarada.

Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me bandën e tij. Djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partisë Demokratike pa vulë që shoqëron kandidatin Skënder Gjuci qysh kur ishte kryetar komune, por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Këto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do të shantazhojnë popullin e Matit. Turp turp turp për llumin”, thuhet në reagim.

 Deri tani nuk ka një reagim nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.