Vendosni fjalën kyçe....

Meta në krah të kandidateve për këshilltare në Shkodër: Do jenë promotore të çdo politike që fuqizon familjen


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një video në krah të dy kandidateve për këshilltare në Shkodër teksa thekson se do jenë promotore të çdo politike të pushtetit vendor që fuqizon familjen.

Nëpërmjet videos, Meta deklaron se ato do të jenë një zë shumë i fuqishëm që bashkia e Shkodrës të ndjekë politika efikase për përfshirjen dhe fuqizimin e grave.

“Këshilltarët tanë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë promotorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të çdo politike të pushtetit vendor që fuqizon familjen. BashkëFitojmë!🇦🇱”, deklaron Meta.