Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Kurbini: Bashkia do t’u kthehet qytetarëve, të gjithë për transparencë dhe llogaridhënie


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët në Kurbin në kuadër të zgjedhjeve lokale, ku thotë se kandidati Behar Haxhiu frymëzon ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer bashkinë qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se në takim ishin edhe socialiste të ndershëm, teksa përmendi ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Bektash Zeneli. ‘Pas pranverës vjen behari’, duke shtuar së të gjithë janë kundër sektit të Rilindjes.

 

Postimi i plotë:

Pas Pranverës vjen Behari!

Behar Haxhiu frymëzon Ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer Bashkinë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa asnjë dallim.

Ndaj me ne sot në Skuraj ishin edhe shumë socialistë të ndershëm si ish-Kryetari i PS-së, Bektash Zeneli.

Të gjithë kundër sektit të Rilindjes!

Të gjithë për Transparencë dhe Llogaridhënie.

BashkëFitojmë!