Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Shkodra: Zgjedhjet e 14 majit s’janë vetëm për bashkitë, mbi të gjitha për Atdheun e lirinë

Ilir Meta ka qenë në Shkodër ku u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për kandidatët e opozitës.

Përmes një mesazhi në Facebook kreu i Partisë së Lirisë tha se zgjedhjet e 14 majit nuk janë vetëm për bashkitë, po për atdheun e lirinë.

 “Prek Cali mbetet një hero frymëzues për mbrojtjen e interesit kombëtar në të gjitha kohërat.Në 14 Maj nuk votohet vetëm për bashkitë, por mbi të gjitha për Atdheun dhe Lirinë.” – shkruan Meta.