Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.
Në statusin e tij në Facebook, Meta bën me dije se përgjatë këtij takimi, i ka siguruar ambasadorit Chorba, se në 14 maj do të marrë fund monizmi i pushtetit vendor, ç’ka do të pasojë me një ndryshim që do të ndalojë shpopullimin.
Meta shkruan se vlerat dhe demokracia amerikane janë inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, dhe për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.
Statusi:
Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.
I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t’i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.
Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.
Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.