Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset në këmbë 22-vjeçari


Një i ri ka mbetur i plagosur në qytetin e Lezhës.

Rreth orës 23 të 8 majit janë dëgjuar të shtëna në lagjen “Besëlidhja”. 

Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.