Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në seancën e parë të gjyqit për shpifjet kundër Sali Berishës.
Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifjet lidhur me deklaratat që ai ka bërë ditët e fundit për lidhjet me Iranin.
Pak ditë më parë, Sali Berisha, e akuzoi Veliajn për lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura ‘lidhje’ të tij me Iranin.
Berisha tha se Erion Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.