Ish-kryeministri Berisha ka dhënë hollësi lidhur me përfshirjen në sqarimin e shpalljes së tij non grat të ish-këshilltarit të presidentit George Bush, Charles R. Black Jr.
Kreu i Rithemelimit të PD-së ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ku pohoi se personi në fjalë është një nga këshilltarët më të njohur në SHBA dhe se i është afruar përmes një miku të përbashkët.
Berisha shtoi se këshilltari në fjalë ështëi bindur se sanksionimi i tij non grata është i pandershëm ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për heqjen e vendimit të DASH-it po vetëm për transparencë.
“Është një nga konsulentët më të mirënjohur në SHBA. Këshilltar i të gjitha presidentëve amerikanë. Ka qenë në studio, janë përmend disa nga ish-bashkëpunëtorë. Por nëse bashkëpunëtorët e tij kanë pasur probleme, ai ka dalë i qartë si kristali. Është personaliteti i jashtëzakonshëm i fushës së lobimit. Ky republikan beson se sanksionimi ime është i pandershëm. Nëpërmjet një miku erdhi ai tek unë. Nuk mori përsipër të lobojë për heqjen dhe unë nuk kërkoj të ndryshoj vendimit. Ai mori përsipër të punojë, për hetimin e dezinimit të Sali Berishës nga DASH. Pra hetohet ai që ka marrë vendimin, por hetohet edhe Sali Berisha, Pra nuk është hetim ky, është kërkesë për transparencë. Tani m’u krijua kjo mundësi dhe ai e ka marrë ‘pro bono’ këtë. Dhe unë e falënderoj pafundësisht, kjo është forma më dinjitoze. Nëse arrin të bindë Kongresin unë jam i hapur ndaj çdo hetimi.” – tha Berisha.