Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat për helenizim të Himarës, Rama shpërthen ndaj Belerit: Maskara, hajvan faqe e zezë


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Belerin pas deklaratave të tij për helenizim të zonës ku garon në një intervistë për gazetën greke protothema.

Rama e cilësoi Belerin në emisionin “Top Story” si kandidatin më analfabet dhe më skandaloz që nuk ka lidhje me kandidatët e tjerë të opozitës.

Kryeministri tha se ai garon me mbështetjen e “faqes së zezë të Shqipërisë” për të helenizuar Himarën.

Është analfabet dhe kërkon që të ndezë në Himarë një zjarr dhe këta ia japin pishtarin në dorë. Ai thotë më gjithë mbështetjen e partive politike në Greqi, do helenizojë Himarën. Kjo është e paimagjinueshme. Prandaj them unë që kjo është faqja e zezë e Shqipërisë. Jo sepse e them unë po sepse mbasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë nga aleati më i madh i Shqipërisë. Të vetmen gjë që kanë në dorë është që të mos lejojnë që më firmën e tyre, mbështesin personin që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi. Ka pasur edhe dënime. Këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon se çfarë faqezinjsh janë këta. Do vejë në vend ai maskara padrejtësitë e 60 viteve. Ai është njeriu që kur unë kam bërë një punë të madhe për pronat e himariotëve, ky i thoshte që po e rregulloi Edi Rama këtë ne nuk kemi shans që ta marrim më Himarën. Nuk është çështje opinionesh në këtë rast është faqe e zezë e një vule në ballë”-deklaroi Rama.