Vendosni fjalën kyçe....

Gërdeci/ Pritej sot pretenca, shtyhet sërish gjyqi ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve, seanca e radhës në 24 maj


Ditën e sotme në orën 14:00 ishte parashikuar seanca e radhës për Fatmir Mediun për çështjen e Gërdecit. Prokuroria pritej të lexonte konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale, mirëpo seanca u shty për në 24 maj. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish ministrit.

Ndërkohë, Zamira Durda, nëna e një prej viktimave, dorëzoi sërish një kërkesë në gjykatë për t’i bërë pjesë e procesit. Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri.