Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë prezanton risitë e fushatës: S’kemi miliardat e partive të vjetra, po vullnetin, guximin e ndershmërinë (Video)


Lëvizja Bashkë ka prezantuar risitë e fushatës së saj për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në shënim në faqen e saj në Facebook shkruhet se lëvizja sfidon me kreativitetin e saj miliardat e partive të tjera.

Ajo vëren se nuk ka postera gjithandej nëpër qytet, as reklama, hapësirë televizive e mbulim mediatik, pemë e autobusë elektoralë, megjithatë ka vullnetin, guximin, ndershmërinë e kreativitetin për të ndryshuar sistemin e kalbur.

“Me kreativitet sfidojmë miliardat e partive të vjetra. Lëvizja BASHKË nuk ka billborde gjithandej nëpër qytet, nuk ka reklama, nuk ka hapësirë televizive dhe mbulim mediatik, nuk ka pemë dhe autobusë elektoralë, nuk ka miliarda në kurriz të qytetarëve siç kanë partitë e vjetra. Ama ne kemi vullnetin, guximin, ndershmërinë dhe kreativitetin për ta ndryshuar këtë sistem të kalbur.” – shkruhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë.