Vendosni fjalën kyçe....

“Nuredin Dumani zbriti nga makina dhe qëlloi sërish mbi Besmirin e Viktorin” – I penduari dëshmon mbi vrasjen e vëllezërve


I penduari i drejtësisë Klevis Alla ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme, lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se ditën e vrasjes së dy vëllezërve është takuar me Nuredin Dumanin, i cili mbante kapuç në kokë.

Alla tha se bashkë me të në makinë ishte edhe një person i tretë me kapuç, të cilin nuk e kishte identifikuar. Dëshmitari ka treguar dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës më 27 prill 2020.

“Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shumë, ka ardhur tek tregu i Shën Vlashit. Asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin. Sapo makina ‘Golf 6’ është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur.” – ka thënë sot Klevis Alla.

Ai ka shtuar më tej se Dumani pasi ka qëlluar nga brenda makinës, ka zbritur prej saj dhe ka qëlluar sërish ndaj vëllezërve Haxhia. All aka treguar se Dumani e ka braktisur makinën ‘Benz’ disa metra poshtë varrezave ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

“Kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë, pasi në zonë po lëvizin disa policë.” -tha Alla në fund të dëshmisë.