Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Ka raportime për blerje vote, të merren veprime ndaj partive politike


Ambasadorja Yuri Kim në një prononcim për mediat pas përfundimit të aktivitet për 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë bëri një deklaratë edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kim tha se ka raportime që po blihen vota duke kërkuar që të ndërmerren veprime ndaj asaj partie politike që e bën.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.