Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori: Rama citoi se “Tirana është qytet i pastër”, ndërkohë çdo vit vdesin rreth 3000 qytetarë nga sëmundjet prej ndotjes së ajrit


Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori thotë se çdo ditë shteti shqiptar u paguan disa keqbërësve 29 euro për ton mbetjesh për një incenerator, i cili as ka filluar të ndërtohet.

Në statusin e tij në Facebook, Qori duket në një foto, teksa ecën anës një rruge në Kinostudio me plehra të dergjura në trotuar.

Qori shton se kryeministri Rama, citoi në emisionin “Top Story” se Tirana është qyteti pastër, ndërkohë që çdo vit vdesin rreth 3000 qytetarë nga sëmundje që shkaktohen nga ndotja e ajrit.

 

Statusi:

“Tirana është qytet i pastër.” – cit. Edi Rama mbrëmë në Top Story.

Dje në Kinostudio.

Ndërkohë, çdo vit në Tiranë vdesin rreth 3000 qytetarë nga sëmundje që shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Çdo ditë shteti shqiptar u paguan disa keqbërësve 29 euro për ton mbetjesh (miliona euro deri tani) për një incenerator, i cili as ka filluar të ndërtohet.