Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e makinës së kandidatit të PS, reagon Mulaj: Nuk e lidh ngjarjen me fushatën


Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur makina brenda garazhit të tij.

Mulaj në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka merr vesh nëpërmjet një telefonate.

Ai tha se me ngjarjen po merren autoritetet ndërsa nuk komentoi nëse incidenti ka të bëjë me fushatën zgjedhore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00. Jam telefonuar përmes telefonit, kam shkuar në vendngjarje dhe kam parë që makina po digjet. Menjëherë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Po bëhet ekspertiza në lidhje me ngjarjen. Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin por nuk mund ta lidh ngjarjen me këtë. Automjeti ishte i parkuar prej tre vitesh. Ambienti ku ishte i parkuar makina ishte magazina”- tha ai.

Edhe policia ka reaguar me informacion zyrtar paraprak duke thënë se vijon vijojnë verpimet hetimore për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Rreth orës 00:04, salla operative e Komisariatit të Policisë Has është njoftuar se ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shtetasit B. M., në aksin rrugor “Krume-Golaj”.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetasit B. M.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”-thuhet në njoftim.