Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesit e mjeteve thonë se në aksin Qafë Thanë-Prrenjas hidhet vaj në rrugë, policia e mohon (Video)


Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në rrugën Qafë Thanë-Prrenjas kanë pohuar se qarkullimi në këtë segment është tejet i rrezikshëm duke pretenduar se aty hidhej vaj apo naftë, gjë që bëhet shkak për aksidente.

Ditën e djeshme në këtë rrugë ndodhën gjashtë aksidente me 1 të vdekur e 4 të lënduar.

Disa prej drejtuesve të mjeteve pohojnë se u ka qëlluar prani vaji në rrugë, por pretendimi i tyre është hedhur poshtë nga policia e Elbasanit.

Sipas kësaj të fundit, nga verifikimi në terren nuk është gjetur prani vaji dhe se asnjë nga aksidentet rrugore në këtë aks nuk ka ndodhur për shkak të hedhjes së vajit në rrugë.

*Video marrë nga Syri