Vendosni fjalën kyçe....

“Igli Cara kandidatura më e mirë në rang kombëtar, në Durrës fushatën për PS-në e bën Enti i Energjisë” – Afrim Krasniqi


Kandidaturën më të mirë në rang kombëtar e ka quajtur atë të Igli Carës drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Gjatë një interviste në Panorama Tv, ai tha se në fushatën elektorale po përdoren grupe të caktuara kriminale dhe se fushatën për kryebashkiaken socialiste Emiriana Sako po e bën Enti i Energjisë.

“Në rastin e zgjedhjeve aktuale, pritshmëritë e ndryshimit janë minimale. Mazhoranca nuk kishte fuqitë të drejtonte një sërë bashkisë dhe dështoi. Rastin e Durrësit, që ndryshoi 3 kryetarë dhe dështoi. Këto zgjedhje treguan që ne nuk kemi parti. Treguan që ne kemi 3 lider politik që lëvizin me parti nga pas në të gjithë Shqipërinë. Mendoj se kandidatura e Durrësit është më e mira në rang kombëtar. Por Durrësi është një qytet që kontrollohet nga grupe informale. Njëri grup janë grupet e biznesit me interesa të caktuara dhe grupi tjetër janë grupet kriminale që ndikojnë në zgjedhje. Ne patëm rastin që elementë kriminalë u kthyen në fushatë elektorale dhe në Durrës disa prej tyre u arrestuan. Ata erdhën me një garanci në Shqipëri. Tani ka mekanizma të tjerë që blihet heshtja. Ju morët rastin e Durrësit. Drejtimi i fushatës në Durrës bëhet nga Enti Rregullator i Energjisë. Është absurde që Enti i Energjisë drejton fushatë elektorale. Kemi edhe rastin e Shkodrës, që grupe të caktuara drejtojnë periferitë e qytetit dhe ndikojnë që atje të mos ketë pluralizëm politik. Mendoj që është absurde dhe e papranueshme që të pranohet që Durrësi të kthehet në një hapsirë të kontrolluar nga grupet kriminale.” – tha Krasniqi.