Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara vijon takimet me qytetarët: Ndryshimi është zgjedhja jonë për Durrësin dhe të ardhmen


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Durrësit Igli Cara ka vijuar takimet me qytetarët durrsakë.

Nëpërmjet një postimi, Cara shkruan se më 14 maj bashkë bëjmë ndryshimin dhe se ndryshimi është zgjedhja për Durrësin dhe të ardhmen.

 

“Qyteti je ti, që zgjohesh çdo ditë herët në mëngjes dhe kthehesh vonë në mbrëmje në shtëpi, pasi ke zgjedhur të jetosh ndershëm, duke u përballur me vështirësi të panumërta!

Qyteti je ti, që shpreson e beson se bashkë mund t’ia dalim; se ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët për familjen, për Durrësin, për të ardhmen!

Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!”, shkruan Cara.