KAS ka dënuar me një gjobë në vlerën 100 mijë lekë kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale. Suli akuzohet se ripostoi aktivitete të mëpëarshme në faqen e tij të cilat kanë efekt elektoral.
Gjithashtu KAS ka gjobitur me nga 2500 lekë zyrtarë të lartë të disa ministrive për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.
KAS ka miratuar kështu kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ata akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Celibashi kishte kërkuar gjobë 3000 lekë.
Zyrtarët e dënuar:
Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).