Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se asgjë nuk do e ndalë fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi.
Kreu i PL vijon më tej duke thënë se asgjë nuk e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi mbarëpopullor në 14 Maj!’.
“Asgjë nuk e ndal fitoren e Lefter Maliqit që ka fituar zemrat e të gjithë banorëve të Kuçovës.
Lefter Maliqi do ia kthejë bashkinë qytetarëve.
Asgjë nuk e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi mbarëpopullor në 14 Maj!”, ka shkruar Meta.