Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, në një emisionin NOW të Erla Mëhillit në Euronwes ka debatuar me Arian Çanin, ku bëri një deklaratë të çuditshme, ndërsa diskutohej dizenjimi Non Grata i Sali Berishës në SHBA.
Alibeaj tha se organet ligjzbatuese duhet të hapin proces ndaj Berishës, bazuar në këtë dizenjim, ndërsa gazetari Arjan Çani i kujtoi se për tu hapur proces amerikanët duhet të sjellin provat.
I kapur ngushtë Alibeaj “i vuri flakën gjithë librave të jurisprudencës” duke këmbëngulur në të vetën dhe duke bërë deklaratën epike se më parë hapet procesi dhe pastaj sigurohen provat.
Debati:
“Alibeaj: Ka një dizenjim Non Grata të bëra nga SHBA, të bëra edhe nga Britania.
Çani : Ku janë provat, si flisni pa prova? Pse si hapin çështje penale?
Alibeaj: Do një përgjigje. Unë them faktin. është i dizenjuar Non Grata për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.
Çani:Është fakt apo jo? Është opinion i DASH, është vendim politik.
Alibeaj:Ti mund ta qush si të duash.
Çani : A mos nuk ka prova?
Alibeaj: Provat vijnë pasi hapet procesi, vijnë edhe provat.
Çani: Unë e di që një jurist nuk do ta thoshte kurrë këtë, mblidhen provat pastaj hapet procesi.
Alibeaj: E ke shumë gabim. Ndjesë që po të sfidoj tani në aftësitë juridike.”/Hashtag.al