Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur historike marrëveshjen me Berishën, duke theksuar se ajo do rikthejë Kushtetueshmërinë dhe pluralizimin në vend.
Ai ftoi qytetarët që të votojnë masivisht ndryshimin më 14 maj ndërsa ritheksoi se të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak do kenë praninë e mediave për të siguruar transparencën.
“Ky është problemi më i madh që kemi në Himarë e gjithë bregdetin e Shqipërisë. Aty ka grabitje pronash, Është edhe në Ksamil, ata kanë vjedhur edhe pronat e Kishës dhe Kryegjyshatës. Edi Rama nuk po mbron Himarën nga henelizimi. Himara është shumë e rëndësishme pasi synon të grabisë të gjitha tokat e Himarës. Ai këtë tjetrin nuk e komandon dot. Marrëveshja Berisha-Meta është historike, pasi synon rivendosen e Kushtetueshmërisë dhe pluralizimit politik në vend. Do i qëndroj asaj marrëveshjeje. S’do ketë mbledhje të këshillit bashkiak pa praninë e mediave dhe monitorimin e qytetarëve. Të gjithë të votojnë për transparencën absolute. Marrëveshja do funksionojë pa asnjë diskutim sepse ka treguar se ka funksionuar edhe në të shkuarën.”