Vendosni fjalën kyçe....

Meta replikon ashpër me gazetaren e Euronews: Sondazhet tuaja financohen nga inceneratorët


Kreu i Partisë së Lirisë replikoi ashpër me gazetaren e Euronews.al, Jonida Shehu, duke thënë se sondazhet për zgjedhjet e 14 majit në këtë television janë financuar nga inceneratorët.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan ku u përfshi në replika me gazetaren Jonida Shehu teksa po flisnin  për sondazhet në media.

Meta iu drejtua Shehur duke i dhënë se sondazhet në Euronews.al ishin financuar nga inceneratorët, ndërsa ajo u kundërpërgjigj duke i kërkuar kreut të PL-së provat për deklaratat e tij.

Pjesë nga debati

Meta: Mos me flisni mua për sondazhet e Bolinos, por shikoni emrin që flitet më shumë në rrjete sociale është Këlliçi.

Shehu: Unë nuk flas për Bolinon dhe nuk përfaqësoj Karlo Bolinon këtu, përfaqësoj për televizionin që unë përfaqësoj.

Meta: Ça televizioni je ti?

Shehu: Euronews, flas për sondazhet e Euronews.

Meta: Euronews që bën sondazhe me para të financuara nga inceneratorët?!

Shehu: Unë flas për Euronews, jo për televizionet e tjera. Më jep tani këtu një fakt që televizioni im paguhet nga inceneratorët.

Meta: T’i jap unë.

Shehu: M’i jep tani.

Meta: T’i nxjerr unë pas emisionit.

Shehu: Jo, jo, tani këtu ne emision më nxirr faktet jo fjalë të kota, pas emisionit nuk ke çfarë fakti më jep.