Vendosni fjalën kyçe....

‘Mrekullia’/ Gruaja e humbur në shkretëtirën australiane mbijeton me karamele e një shishe verë


Një grua australiane, Lillian Ip, 48 vjeç, mbijetoi për pesë ditë në shkurret australiane duke ngrënë karamele dhe duke pirë një shishe të vetme verë, ka thënë ajo për mediat.

Të dielën e kaluar, Ip mori një kthesë të gabuar menjëherë pasi u nis në atë që supozohej të ishte një udhëtim i shkurtër në shtetin Victoria, por gjatë tij makina ngeci në një baltovinë.

Pasi zbuloi se ajo nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë për shkak të mungesës së shërbimit të telefonit celular, Ip, që është një person që nuk përdor asnjëherë pijë alkoolike, vendosi të mbajë veten me të vetmen formë të ushqimit që kishte në dispozicion: një shishe të vetme verë dhe karamele, të cilat ishin kishte për qëllim t’ia jepte si dhuratë së ëmës.

Nga frika e më të keqes, Ip madje i shkroi një letër familjes së saj duke i thënë se i donte. Por pas pesë ditësh në shkretëtirë, ajo u shpëtua nga shërbimet e urgjencës, të cilët e panë nga qielli si pjesë e një kërkimi ajror. Ajo u dërgua në spital, ku u trajtua për dehidrim, por më pas është nxjerrë prej tij.

“Mendova se do vdisja atje,” tha ajo për 9News Australia pasi u gjet, duke shtuar se ‘ishte gati të dorëzohej’ dhe se ndjehej sikur ‘i gjithë trupi i saj ishte bllokuar’.

Ip, e cila përdori ngrohësin e makinës së saj për të qëndruar ngrohtë gjatë natës, u gjet 60 km nga qyteti më i afërt, tha Policia e Victorias. Ata shtuan se problemet shëndetësore që e penguan atë të largohej shumë nga makina e saj ishin një faktor jetik në shpëtimin e saj të suksesshëm.