Kryeministri Rama u ka kërkuar lushnjarëve që të mos e votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili përfaqëson një person të damkosur nga SHBA-ja si non grata si Berisha.
Rama e quajti këtë të fundit ‘faqe e zezë e damkosur’ e një ‘turp’ për vendin.
Kreu i qeverisë ishte në Lushnjë për mitingun përmbyllës teksa nga zgjedhjet e 14 majit kanë mbetur edhe 5 ditë.
“Në 14 maj vërtet do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për t’u shërbyer qytetarëve. Do votohet edhe për nderin e dinjitetin e këtij flamuri që e mbajmë në zemër. Në 14 maj, është një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve tanë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA. Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë.Mos ndotni dorën duke votuar Saliken.” – tha Rama.