Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Berati nuk blihet me çakull elektoral, nuk e harron premtimin tuaj para 10 vitesh për ishullin në Osum


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar zgjedhjet lokale për Bashkinë Berat, duke thënë se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi shkruan se “Berati nuk blihet me çakull elektoral”, teksa shton se Berati nuk e harron premtimin e Rilindjes për të bërë ishullin në Osum.

 

Postimi i plotë:

Berati nuk blihet me “çakull elektoral”!

E tmerruar nga humbja e merituar, “Rilindja” është kujtuar të shtrojë rrugët pak ditë larg zgjedhjeve!

Po pse o superbudallenj e harron Berati “premtimin” tuaj para 10 vitesh për t‘i bërë ishullin në Osum?

Berati e ka bërë zgjedhjen e tij: Më 14 Maj voton për Ndryshimin, voton për Zija Ismailin!