Vendosni fjalën kyçe....

Begaj pret në Tiranë homologun polak: Mirënjohje për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian



Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj ka pritur homologun e tij polak Andrzej Duda, ndërsa ky i fundit ka mbërritur sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një konferencën të përbashkët për shtyp, Presidneti Begaj u shpreh se vlerëson marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë.

Begaj shtoi se një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë, si edhe kontibtin për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë. I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19. Me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë. Si dy vende anëtare të NATO-S Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe. Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë. Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Begaj.