Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shpall ‘non grata’ Pjerin Ndreun e Safet Gjicin: Do iu heqim shtetësinë, do mbeteni pa atdhe


Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi se pas 14 majit, kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu e atij të Kukësit Safet Gjici do u hiqet qytetaria e shtetësia pasi PD-ja të vijë në pushtet.

Ai e bëri deklaratën gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës në Lezhë, Pashk Gjoni.

Ish-kryeministri u shpreh i bindur në fitoren e opozitës  në zgjedhjet e 14 majit ndërsa akuzoi kryeministrin Rama e kryebashkiakun e Lezhës Ndreu për shkatërrimin e vendit e të Lezhës.

“Qytetarët të votojnë ndryshimin. 14 Maji është një ditë që ndan historinë njëlloj siç e ndau viti 1992. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë, në të cilayt ne duke votuar ndryshimin vendosim t’i marrim pushtetin një njeriu që ka përqëndruar çdo pushtet në duart e tij. Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka vjedhur dhe mjeruar qytetartët e vet siç ka bërë Edi Rama me qeverinë e tij në këto tetë vite. Në shekuj shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të varfërisë në rritje. Për shkak të dhunës dhe terrorit. Dëshmoi se ka vetëm përçmim për qytetarët shqiptarë. Edi Rama vetëm për faturat e dritave arrestoi në një vit 37 mijë shqiptarë. Edi Rama e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë.

Dhe ti je një njeri pa nder dhe pa atdhe. Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh.

Ky është një turp i madh dhe unë do t’i them Pjerin Ndreut këto fjalë, se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile.

E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe. Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. . Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj via, largohu se ia ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më.” – tha Berisha.