Vendosni fjalën kyçe....

Franca zotohet të hetojë mashtrimet e mëdha tatimore


Qeveria franceze po planifikon të rrisë zbatimin e kontrolleve tatimore dhe të ashpërsojë dënimet për evazionin fiskal, me një fokus të ri në luftimin e mashtrimeve të mëdha, sipas ministrit Gabriel Attal.

Ministri vuri në dukje se numri i inspektimeve të bizneseve më të mëdha të vendit do rritet me 25% deri në fund të mandatit të dytë presidencial të Emmanuel Macron në 2027.

Sipas Attal, përpjekjet do përqendroheshin në ‘fundin e lartë të spektrit, në mashtrimet më të mëdha, më të ndërlikuara, ato që shpesh kanë përfshirje ndërkombëtare’.

“Ne po planifikojmë të shtojmë presionin mbi super të pasurit dhe kompanitë shumëkombëshe, duke lehtësuar kështu presionin mbi shtresat e mesme dhe pronarët e bizneseve të vogla”, tha ai për radion France Inter të martën.

“Ka një shumicë dërrmuese francezësh, që punojnë dhe paguajnë taksa, të cilët janë viktima të këtij mashtrimi”.

Attal theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për të ‘zbutur presionin mbi taksapaguesit e vegjël’ duke thjeshtuar sistemin e deklarimit dhe duke vendosur ‘një heqje automatike të penalitetit për gabimin e parë’. Ai gjithashtu u zotua të krijojë ‘një kthim automatik të penalitetit’ në favor të një tatimpaguesi në rast të një gabimi nga qeveria.

Si pjesë e planit, autoritetet e vendit pritet të kryejnë kontrolle tatimore të 100 kompanive më të mëdha në bursë çdo vit. Ministria po planifikon të punësojë 1500 punonjës shtesë për të kryer kontrollet më të shumta tatimore deri në vitin 2027.

Për më tepër, një shërbim i ri i inteligjencës tatimore do ngrihet nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, me njëqind ‘agjentë elitarë’ që do punësohen. në luftën kundër mashtrimeve të mëdha tatimore në nivel ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të fundit të ofruara nga autoritetet franceze, masat kundër mashtrimit tatimor kanë ndihmuar në pretendimin e një kthimi prej 14.6 miliardë eurosh (pothuajse 16 miliardë dollarë) në thesar, një rritje prej 8.2% krahasuar me vitin 2021.