Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Oketa: Igli Cara ka avantazh  në Durrës, Sako po dëshmon se është një kukull


Ish-deputeti i PD-së Gazment Oketa deklaroi mbrëmjen e sotme se kandidati i opozitës për Durrësi Igli Cara është në avantazh.

Ai tha në emisionin ‘Frontline’ në News24 se Durrësi ka nevojë ulëritëse për ndryshim dje se Cara është modeli i duhur për drejtimin e tij.

Oketa e quajti kryebashkiaken socialiste të Durrësit, që rikandidon, Emiriana Sako se me sjellet e saj po dëshmon se është kukull.

“Zoti Cara është në avantazh. Kjo për arsye sepse Durrësi ka nevojë ulëritëse për ndryshim. Gjykoj se ka nevojë për një model të ri të drejtimit të Bashkisë së Durrësit. Do të kisha dashur që zonja Sako t’u përgjigjej ftesave të zotit Cara për një debat publik. Ka një kontradiktë të fushatës së zonjës Sako, nga njëra anë e sulmon zotin Cara si një kukull, por nga ana tjetër dëshmon se është vetë ajo një kukull. Do të ishte mirë të krijonte një profil të pavarur. Pas deklaratës skandaloze të zotit Rama në Kavajë, nuk e perceptoj se do të votojnë për PS, pas atij ofendimi publik. Do të ishte dinjitoze që kandidati socialist të tërhiqej, pasi në gjykimin tim, i nguli thikën pas shpine kandidatit të tij. Nuk e di nëse ishte në efektet të një alkooli apo të përdorimin të ndonjë substance tjetër këtë e di vetëm ai.” – tha Oketa.