Gjendet trupi i pajetë i turistit holandez 67-vjeçariT Jules Schurmans, pas kërkimeve të shumta prej 3 ditësh nga palombarët e RENEA-s, si dhe efektivët e policisë Skrapar.
Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur në kanionet e Osumit për t’u larë.
Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi. Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Trupi i tij i pa jetë ishte zhdukur prej 3 ditësh nga rrjedha e ujit.
64-vjeçarja mundi të shpëtonte falë ekipit të Rafting të cilët i dhanë ndihmën e parë.